Nëse dëshironi që ta eksploroni Ferizajn i vetëm, apo ju duhet të mbërrini diku, ju mund ta bëni për mes transportit publik ndërurban ose me taksi. Ju gjithashtu mund të merrni me qera një makinë. Ka shumë mënyra për të udhëtuar në Ferizaj.

Ferizaj është qytet shumë i zënë, por ende nuk ka transport urban. Ju ose mund të ecni nëpër Ferizaj, të merrni me qira biçikletë ose të përdorni shumë taksi lokale që janë të vendosura në zona të shumta të Ferizajt.


Udhëtoni me autobusë-Shumë autobusë qarkullojnë midis qyteteve të mëdha të Kosovës. Udhëtimi me autobus është i lirë dhe një mënyrë e mirë për të parë fshatrat. Autobusët udhëtojnë pothuajse gjithmonë në ditët e sotme, por nuk shkojnë gjithmonë në orar të rregullt. Çmimi në distanca të gjata, si Ferizaj me Prizren ose Pejë, kushton midis 4 dhe 10 Euro. Shumë udhëtarë preferojnë të përdorin furgona private që konkurrojnë me linjat e planifikuara të autobusëve, por që veprojnë pothuajse tërësisht pa orar ose çmime të përcaktuara. Ju duhet të konsideroni gjithmonë gjendjen e furgonit para se të zgjidhni të udhëtoni me një të tillë, pasi që shumë prej tyre veprojnë në mënyrë joformale.


Udhëtoni me trenë- Rrjeti hekurudhor përfshin përafërsisht 334.7 km rrugë të vetme, dhe të gjitha trenat në Kosovë janë me naftë. Udhëtimi hekurudhor është i përballueshëm, por në përgjithësi është dukshëm më i ngadalshëm se mjetet e tjera të transportit. Në Kosovë, ndërtimi i linjave hekurudhore u zhvillua së pari në 1874 ku u ndërtua rruga e parë hekurudhore për në destinacion nga Hani i Elezit e deri në Fushë Kosovë dhe në Mitrovicë. Më 27 shtator 1999, Treni Kosovar për Jetë arriti në Prishtinë, duke sjellë ndihmë dhe mjetet lëvizëse në lidhje me përpjekjet paqeruajtëse të Forcës Kosovare. Që nga viti 2014, hekurudhat e Kosovës shtrihen pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, me përjashtim të dy qyteteve – Gjilan dhe Gjakovë.


Merrni një veturë me qera- Rezervoni një makinë sot nga kompanitë kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare të makinave me qira. Ka shumë kompani që ofrojnë një shërbim të makinave me qera online. Kompanitë lokale me cilësi të mirë ofrojnë çmime konkuruese dhe fleksibilitet. Me flotën e madhe të makinave dhe gamën e mirë të modeleve, këto kompani do t’ju ofrojnë një mjet të përshtatshëm për të eksploruar këtë vend emocionues.


Merrni një taksi- Ka shumë kompani taksi në Ferizaj. Ju mund t’i gjeni lehtësisht në internet, ose në shumicën e cepave të rrugëve; çmimet janë shumë të standardizuara. Do të kushton përafërsisht 20-30 euro për të arritur në Ferizaj nga aeroporti. Brenda qytetit, në varësi të destinacionit tuaj, ju mund të merrni një taksi që do të ju kushtoj rreth 3 ose 4 euro.