Kryetari

agim aliu

Kryetari : Agim Aliu (PDK)
Popullsia: rreth 150.000
Dendësia: 315.4/km2
Sipërfaqja: 345 km2
Lartësia mbidetare: 500 m
Kodi Postal: 70000
Prefiksi: +381 290
Tabelat e automjeteve: 05

Komuna e Ferizajt-  Qyteti i Ferizajt, është i vendosur në jug të Kosovës, më saktësisht në anën e djathtë të autostradës Prishtinë-Shkup, 37 kilometra larg nga kryeqyteti Prishtina.

Ferizaj ka 345km²,  duke përfshirë këtu edhe  dyzet e pesë (45) fshatrat përreth. Kjo zonë ka një popullsi prej 108,690 banorë.

Ferizaj është relativisht një qytet i ri, ndërsa si komunë ka filluar të zhvillohet që nga viti 1873, kur hekurudha dhe stacioni hekurudhor janë ndërtuar. Në kohën e të folurit ka qenë një hotel, që ka ekzistuar dhe pronari i tij ishte Feriz Shashivari, bazuar në emrin e pronarit Ferizaj ka marr këtë emër. Pas luftës ky qytet u shkatërrua relativisht. Sot krahasuar me qytetet e tjera ai është konsideruar si qyteti i dytë më i zhvilluar pas Prishtinës në Kosovë dhe është qyteti i tregut në Kosovë.

Disa nga fabrikave dhe ndërmarrjeve që para shumë vitesh kanë qenë bazë për zgjerimin e ekonomisë në këtë komunë janë ende funksionale. Disa nga këto fabrika dhe ndërmarrje janë: fabrika e gypave të çelikut, fabrikën e vajit,  fabrika për përpunimin e frutave ekzotike, fabrika e tullave etj.

Ferizaj është një ndër qytetet më të  rëndësishme në Republikën e Kosovës në shumë aspekte si për nga kultura, sporti, por edhe ekonomia.