Përjetoni Ferizajn në 24 orë

A jeni vetëm për një qëndrim njëditor në Ferizaj? Këtu do të mund të gjeni sygjerimet tona se çka mund të shihni e bëni për 24 orë në Ferizaj, kryeqytetin e biznesit Kosovar.


Sheshi i Ferizajt

Ferizaj është një qytet i shpejt, por pa transport urban. Ju mund të shetitni në këmbë nëpër Ferizaj, merrni një bicikletë me qera ose përdorni një nga taksit e shumtë që gjendën në qytet.


Një drekë/darkë tradicionale

Mos u largoni nga Kosova pa e provuar ushqimin tradicional. Ju mund të përzgjedhni nga menuja e begatëshme në shumë restorante në qytet dhe provoni ushqimet tradicionale siç janë: bureku, flia apo tava e dheut. Ju gjithashtu do të mund të gjeni edhe ushqime tipike Italiane apo ushqim Mediterrian, që nga sallatat dhe pjatat me mish deri tek peshku dhe pizza. Ushqimi kosovar është i shijshëm.


Një shëtitje te Parku i Lirisë

Pas një dreke ju mund të bëni një shëtitje te Parku i Lirisë, që është shumë afër qytetit. Ky njëherit është edhe parku më i madh dhe i frekuentuar gjatë fundjavave. Gjithashtu ju sygjerojmë ta vizironi edhe Jezercin, që është vetëm 20 minuta nga qyteti. Në malet e Jezercit ju do të gjeni një pamje të mahnitëshme të Ferizajt dhe maleve të Sharrit.


Jeta e natës dhe disko klubet

Ferizaj shquhet për jetë nate dhe disko klube. Ndër më të njohurat janë Diamonds Club and Coco Club. Në një largësi vetëm 100 metra nga njëra tjetra, kanë performuar DJ të njohur botërorë, ndër ta DJ Tarkan, DJ Daddy K, David Vendetta dhe DJ Whoo Kid.